Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abdixhiku sheh shumë anomali në Kosovë

Analisti politik dhe kolumnisti i Kohë Ditore Lumir Abdixhiku në një postim të vetin në Facebook ka numëruar disa nga anomalitë shoqërore që kanë kapluar vendin tonë, transmeton Koha.net.

Shumë nga këto anomali, sipas Abdixhikut kanë ndodhur vetëm gjatë kësaj jave.

Ai kështu i ka numëruar ato:

Përderisa, për një javë:

- Foshnjet na lindin nëpër pllaka të koridoreve;

- Mësimdhënësit e kthyer nga jashtë përjashtohen;

- Ndeshjet na kurdisen e stadiumet na refuzohen;

- E për 70 vende pune aplikojnë 5 mijë veta;

Në Kuvendin e Kosovës, dështojnë seancat në mungesë kuorumi - shumica e deputetëve s'janë kthyer në sallë pas pauzës. Pagat, natyrisht ju ecin. Deputetët kanë gajle të tjera.

Artikuj të ngjashëm