Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ndarja e nga 100 eurove për secilin student, tre ditë para balotazhit, është tentim për blerje të votave nga qeveria në detyrë.
“Të ardhmen që ua vodhi, në shtetin më të varfër e më të izoluar në Evropë, me arsimin ndër më të fundit në botë, provon t’ua blejë me 100 euro për votë - tre ditë para balotazhit. Një regjim i frikësuar dhe në rënie të lirë, po trajton studentët e Kosovës si material shitblerje zgjedhor. Studentët drejtojnë kohë, rrëzojnë regjime e përcaktojnë epokë. Prandaj, këta SMS ‘cringe’, para zgjedhjeve nuk blejnë as heshtjen, as shpresën. As votën. I keni nënçmuar. Do t’iu kthejnë përgjigje këtë të diel me votë. 💙 Kosova është shumë e mençur se sa po e trajton kryepopullisti sot!”, ka shkruar Abdixhiku të enjten në Facebook, në ditën kur kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njoftoi se ka nisur ekzekutimi i mjeteve për një pjesë të studentëve.
Qeveria ka ndarë këtë vit nga 100 euro për çdo student aktiv në universitete publike e private të akredituara.
Nis pagesa për grupin e parë të studentëve përfitues të 100 eurove
Të enjten është procesuar pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar si përfitues...-
Rritja e shtesave dhe 100 eurot e ndara nga Qeveria, Abdixhiku: Blerje votash
-
Çitaku për 100 eurot për studentët: Manipulim për nevoja elektorale
-
Fushatë me 100 eurot e parazgjedhjeve
-
Abdixhiku: Koha për bashkim të njerëzve që e duan një Kosovë normale, pa dramë, pa propagandë
-
Kosova drejt zgjedhjeve të reja