Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të mërkurën (12.02.2020) ka pritur në takim grupin e qytetarëve për mbrojtjen e liqenit të Badovcit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Bashkë me ekspertët përkatës nga ministria, Abdixhiku ka pranuar të gjitha shqetësimet e kësaj iniciative qytetare, që po kundërshtojnë ndërtimin e shtëpive të banimit në afërsi të liqenit.
Ai i siguroi përfaqësuesit e këtij grupi, se do të ndërmarrë të gjitha veprimet sipas kompetencave, në përputhje me ligjet në fuqi, lidhur me kërkesat e parashtruara.
Artikuj të ngjashëm
-
Abdixhiku konfirmon anulimin e ndërtimit të lagjes në Badovc
-
Abdixhiku e anulon ndërtimin e lagjes në Badovc
-
Premtohet rishqyrtim i vendimeve për ndërtimet e planifikuara pranë Liqenit të Badovcit
-
Lumir Abdixhiku nuk do të jetë ministër në qeverinë Hoti
-
Abdixhiku thotë se do ta respektojë çdo vendim të Këshillit të LDK-së, edhe për koalicione