Ministri i deritanishëm Fatmir Matoshi, zyrtarisht ia dorëzoi detyrën ministrit të ri, Lumir Abdixhiku.
Matoshi ia dorëzoi Abdixhikut disa prej punëve që janë në proces dhe prioritetet e ministrisë. Ai po ashtu, e njoftoi përmes një raporti të dorëzuar për punën 3 vjeçare të MMPH-së, për të arriturat dhe punët e kryera dhe atyre që janë në proces dhe në përparësi.
Ministri Abdixhiku u zotua se do të fillojë së zbatuari programin ambicioz të qeverisë i cili ka prioritet mjedisin duke përfshirë ajrin, ujin dhe ruajtjen e resurseve natyrore.
Që të dy u dakorduan se do të mbajnë komunikim konsultativ për të njohur më thellësisht dhe më afër kabinetin e ri qeveritar me të arriturat dhe ngecjet e MMPH-së.
Ish-ministri Matoshi, po ashtu, uroi që ministri i ri Abdixhiku të dalë edhe me i suksesshëm në realizimin e prioriteteve të MMPH-së.
-
Lumir Abdixhiku nuk do të jetë ministër në qeverinë Hoti
-
Durmishi caktohet ushtrues detyre i ministrit të MMPHI-së
-
Izedin Bytyqi, zëvendësues i sekretarit në Ministrinë së Mjedisit dhe Infrastrukturës
-
Japin dorëheqje drejtori i AKK-së dhe kryeshefi i AMMK-së
-
Edhe në shtatë ministri bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së ministrave