Izedin Bytyqi është emëruar zëvendësues i sekretarit në Ministrinë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
“Izedin Bytyqi, zëvendësues i drejtorit të përgjithshëm në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, caktohet zëvendësues i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. I emëruari nga pika 1 e këtij vendimi ushtron përgjegjësitë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës sipas dispozitave ligjore të parapara në ligjin nr.06/L-113 për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe agjencive të pavarura si dhe dispozitave të tjera ligjore përkatëse në fuqi”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, që mban datën 7 qershor.
Para dy vjetësh, Bytyqi ishte shkarkuar nga pozita e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, nga ministri i asaj kohe, Arban Abrashi. Por vetë ministri e pati kthyer vendimin. Pas kësaj, në Qeverinë Kurti ishin fuzionuar Ministria e Infrastrukturës me atë të Ambientit.
Para se të marrë detyrën Bytyqi, sekretar i përgjithshëm i kësaj ministrie ka qenë Servet Spahiu.
-
U.D. të sekretarit të MMPHI-së, Izedin Bytyqi, i caktohet një muaj arrest shtëpiak
-
Bastisje në Ministrinë e Mjedisit, arrestohet një zyrtar për korrupsion
-
Policia e Prokuroria japin detaje për aksionin në MMPHI ku u arrestua Bytyqi
-
Aksioni në MMPHI, arrestohet zëvendëssekretari
-
Avni Zogiani emërohet zëvendësministër i Mjedisit