Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abdixhiku njofton Orlandon për qëndrimet e LDK-së lidhur me proceset aktuale politike

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, me të cilin njoftohet se kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve.

“Abdixhiku e falënderoi Ambasadorin Italian për kontributin dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë, si dhe e njoftoi atë për prioritetet dhe qëndrimet e LDK-së karshi proceseve aktuale në të cilat po kalon Kosova”, thuhet në njoftim.

Abdixhiku të mërkurën është takuar me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani, derisa pas takimit ka thënë se biseda ka qenë e frytshme.