Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizituar familjen e rreshterit të vrarë, Afrim Bunjaku, për t’i shprehur ngushëllime.
Ky subjekt politik ka shkruar në Facebook të hënën se Abdixhiku ka ngushëlluar familjen Bunjaku, duke shtuar se “jeta e vepra e tij do të jenë të gdhendura në historinë e Kosovës”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka vizituar në Samadrexhë të Vushtrrisë familjen e policit të vrarë dje në veri, Afrim Bunjaku. Kryetari Abdixhiku i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit Bunjaku, duke shtuar se jeta dhe vepra e tij do të jenë të gdhendura në historinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Për rreshterin e vrarë do të mbahet një mbledhje komemorative, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.