Lidhja Demokratike e Kosovës e ka shpallur ish-kryetarin e saj, Isa Mustafën, kryetar nderi. Kjo thuhet nga LDK-ja se është bërë me propozim të Lumir Abdixhikut, kryetar i LDK-së, i cili është zgjedhur të dielën gjatë ditës.
Me propozim të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, Akademik Isa Mustafa shpallet kryetar nderi!
Posted by Lidhja Demokratike e Kosovës on Sunday, March 14, 2021
Isa Mustafa kishte paraqitur dorëheqjen nga LDK-ja pas rezultatit të zgjedhjeve se 14 shkurtit. Kandidatë për këtë pozitë ishin paraqitur Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku, Besian Mustafa dhe Anton Quni. Ky i fundit është tërhequr nga kandidimi të dielën pak para procesit të brendshëm zgjedhor.