Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abazoviqi dyshon se ishte përgjuar ilegalisht para nënshkrimit të marrëveshjes me patriarkun serb

Dritan Abazoviq

Dritan Abazoviq

Kryeministri në mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dyshon se persona të shërbimit sekret e kanë përgjuar para nënshkrimit ët Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, raporton “Vijesti”.

Abazoviq ka pranuar se ka kërkuar të hetohet rasti, por nuk ka dashur të komentojë derisa të marrë përgjigje nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB).

Abazoviq i kërkoi menaxhmentit të ri të ANB-së të kontrollojë nëse agjentët e shërbimit sekret e kishin përgjuar atë gjatë korrikut, përpara se ta nënshkruante marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe.

Në seancën e Komisionit Parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje, të mërkurën, përfaqësuesi i Partisë Socialdemokrate, Predrag Boshkoviq, ka përmendur audioincizimet e Abazoviqit, por nuk ka specifikuar për çfarë aludon.

Abazoviq nënshkroi marrëveshjen me patriarkun Porfirije në Villa Gorica më 3 gusht, pa një njoftim paraprak.

Marrëveshja shkaktoi reagim të ashpër nga socialdemokratët, ndërsa kjo çoi edhe në rrëzimin e Qeverisë Abazoviq.