Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abazoviq: Prapa çdo nacionalizimi në Ballkan fshihen krimi e korrupsioni

Dritan Abazoviq-Mali i Zi

Dritan Abazoviq vlerëson se prapa çdo nacionalizimi në Ballkan fshihen krimi i organizuar e korrupsioni.

Abazoviq, zëvendëskryenimistër në mandat teknik në Mal të Zi dhe pretenduesi për ta marrë postin e kryeministrit, në një intervistë për Deutsche Wellen tha se është detyrë e të gjithë të zgjedhurve të popullit që të mbajnë Malin e Zi në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Sipas tij Mali i Zi brenda vitit 2025 duhet të jetë i gatshëm për anëtarësim në BE.

“Unë qëndroj pas tezës se korrupsioni dhe krimi i organizuar janë pas çdo nacionalizimi në Ballkan”, ka thënë Abazoviq.

Abazoviq po synon ta formojë një Qeveri të pakicave në Mal të Zi dhe të marrë postin e kryeministrit.

“Ne jemi këtu për të treguar se kohezioni social është i mundur”, tha Abazoviq.

Edhe Abazoviq: Pas nacionalizmit në Ballkanin Perëndimor qëndron korrupsioni Arbëri Abazoviq: Pas nacionalizmit në Ballkanin Perëndimor qëndron korrupsioni

Ai ka treguar se ka pasur shumë kontakte me ndërkombëtarët gjatë këtyre ditëve.

“Është detyrë e përfaqësuesve legjitim të popullit që t’i mbështesin përpjekjet e Malit të Zi për t’u bërë anëtar i ardhshëm i BE-së dhe që Mali i Zi ta ruajë kursin e tij politik properëndimor”, tha Abazoviq.