Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

​Abazoviq përuron objektin e shkollës së vetme shqipe në Rozhajë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq mori pjesë në përurimin e objektit të shkollës së rikonstruktuar në Rozhajë, e cila është e vetmja ku mësohet në gjuhen shqipe.

Abazoviq ka theksuar se është hera e parë që një kryeministër i Malit të Zi vjen në këtë shkollë ku vijojnë mësimet 23 nxënës. Punimet ai tha se kapën vlerën e 250 mijë eurove.

“Së bashku me ministrin e Arsimit, Miomir Vojinoviç dhe ministrin e Administratës Publike, Marash Dukaj po hapim një shkollë të rikonstruktuar në Rozhajë, IP ShF Dacaj. Kemi të bëjmë me shkollën e vetme në Rozhajë që mban mësim në gjuhën shqipe. Sot është hera e parë në histori që kjo shkollë vizitohet nga kryeministri. Punimet kapin vlerën e rreth 250,000 eurove, kurse në shkollë vijojnë mësimet 23 nxënës”, ka deklaruar Abazoviq.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili në rrjete sociale ndau foto nga vizita që kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq zhvilloi për përurimin e shkollës në Rozhajë.

“Nga sot, vogëlushët në Rozhajë të Malit të Zi do të marrin dije në gjuhën shqipe në shkollën e sapo përuruar nga miku im, Dritani, ma i miri i të tanëve”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale. / KP