Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abazoviq: Lajm i mirë vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën

Dritan Abazoviq

Dritan Abazoviq

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e quajti lajm të mirë vendimin e ministrave të Bashkimit Evropian për miratimin e vendimit formal për liberalizimin e vizave për Kosovë.

Ai tha të enjten në Twitter se ky vendim i BE-së ka rëndësi të madhe për të ardhmen e përbashkët evropiane “të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

“Lajm i mirë për fqinjët tanë, Kosovën, por edhe për tërë Ballkanin Perëndimor. Mali i Zi mirëpret vendimin e Këshillit të BE-së për dhënien e dritës jeshile për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, e cila ka rëndësi të madhe për të ardhmen e përbashkët evropiane, të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. I urojmë miqtë tanë kosovarë, të bindur se së shpejti do të jemi të gjithë bashkë në familjen e madhe evropiane”, shkroi Abazoviq.

Vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së e ka mirëpritur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Atë e quajti hap të vonuar padrejtësisht, ndërsa tha se BE-ja e huqi njollën e turpit.

Edhe Kurti për vizat: Ky vendim e dërgon Kosovën më pranë BE-së Arbëri Kurti për vizat: Ky vendim e dërgon Kosovën më pranë BE-së

“Një hap i vonuar padrejtësisht me vite u hodh sot nga BE-ja, e cila më në fund po e heq nga vetja njollën e turpit të trajtimit të Kosovës si të ishte një vend jashtë Evropës. Urime jo vetëm Kosovës, po edhe Bashkimit Evropian”, ka shkruar Rama në Facebook.