Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama për liberalizimin e vizave për Kosovën: BE-ja po e heq njollën e turpit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka mirëpritur miratimin e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian që i ka dhënë dritën e gjelbër liberalizimit të vizave për Kosovën të enjten.

Rama ka vlerësuar se ky ka qenë një hap i vonuar dhe se BE-ja më në fund po e heq nga vetja njollën e turpit për trajtimin që i ka bërë Kosovës.

“Një hap i vonuar padrejtësisht me vite u hodh sot nga BE-ja, e cila më në fund po e heq nga vetja njollën e turpit të trajtimit të Kosovës si të ishte një vend jashtë Evropës. Urime jo vetëm Kosovës, po edhe Bashkimit Evropian”, ka shkruar Rama në Facebook.

Për vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së për liberalizmin e vizave ka reaguar edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Ai ka uruar që procesi të përmbyllet sa më shpejt. “Përshëndes hapin e rëndësishëm të ndërmarrë nga Këshilli i Bashkimit Evropian lidhur me lëvizjen e lirë, pa viza te qytetarëve të Kosovës ne hapësirën Shengen! Uroj që ky proces të përmbyllet sa më shpejt dhe qytetarët e Kosovës të ndjehen njësoj si qytetarët e tjerë të Ballkanit Perëndimor! Një vendim shumë i merituar!”, ka shkruar Begaj.

Edhe Begaj uron liberalizimin e vizave: Arritje e vonuar Arbëri Begaj uron liberalizimin e vizave: Arritje e vonuar

Pas miratimit në Këshillin e Ministrave të BE-së, Kosovës i ka mbetur vetëm edhe një hap drejt liberalizimit të vizave. Parlamenti Evropian duhet të votojë unanimisht në një seancë plenare.

Liberalizimi i vizave për Kosovën pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.