Pas shtyrjes edhe për një muaj të vendimit të Gjykatës franceze për rastin Haradinaj, me në kumtesë për medie ka reaguar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, transmeton Koha.net
Shtyrja edhe për një muaj e mbajtjes së Ramush Haradinajt në Francë, është abuzim me drejtësinë. Vendimi është i palogjikshëm, dhe krejtësisht i pakuptueshëm. Është e habitshme se si autoritetet gjyqësore të Francës, janë vënë në shërbim të ish bashkëpunëtorëve të Millosheviqit, të cilët përmes Haradinajt po e provokojnë rëndë stabilitetin dhe paqen në Kosovë, thotë kumtesa.
Sipas kumtesës, AAK, dyshon se shtyrja e vendimit për lirimin e Haradinajt, është përpjekje e drejtpërdrejtë për mënjanimin politik të tij.
Ne jemi të bindur se Haradinaj do të lirohet, sepse të ashtuquajturat dëshmi të Serbisë kundër tij, janë trillime dhe shpifje ordinere, por autoritetet franceze duhet ta kuptojnë se drejtësia e vonuar është padrejtësi, dhe ato po e vonojnë drejtësinë në rastin Haradinaj, përfudnon kumtesa.
-
AAK: Pritje madhështore për Ramushin në orën 19
-
Qeveria përshëndet lirimin e Haradinajt, ngadhënjeu e drejta mbi manipulimet serbe
-
Haradinaj pret vendim refuzues të Gjykatës Franceze
-
AAK gati ta presë Haradinajn, do që shteti të kryejë detyrat e veta
-
Krejt çka ndodhi në Colmar të Francës në gjykimin për Haradinajn