Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se pushteti duhet ta ndalë fushatën linçuese ndaj sistemit prokurorial të Kosovës.
Tahiri ka bërë thirrje ndaj sistemit prokurorial që ta vazhdojë punën pakompromis në luftën e krimit dhe korrupsionit.
Sipas tij, qëllimi i pushtetit nuk është denoncimi i ndonjë akti penal, por krijimi i argumenteve fiktive, me të cilat do të sulmohej Prokuroria.
"Dhe, pikërisht tani po ndodh ky fenomen, ku me qëllim të dëmtimit të integritetit të prokurorëve dhe humbjes së besimit ndaj sistemit prokurorial, eksponentë të Qeverisë po dalin me video linçuese, se kinse Prokuroria është e njëanshme, ku si argument po përdorin pikërisht kallëzimet penale të cilat i kishin parashtruar më herët dhe të cilat nuk përmbushnin kriteret ligjore për t'u trajtuar", ka thënë Tahiri. Unë e ftoj sistemin prokurorial të Kosovës, që të vazhdojë punën e tyre të pakompromis në luftimin e krimit dhe korrupsionit, ashtu siç e kërkojnë ligjet dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Shantazhet nuk kalojnë”, ka shkruar ai në Facebook.
-
Aleanca thotë se do t’i çojë në Prokurori 18 vendimet e Qeverisë në detyrë
-
Aleanca paralajmëron kallëzim penal ndaj Qeverisë
-
Aleanca kërkon seancë të jashtëzakonshme për ta përfunduar sonte konstituimin
-
Tahiri: Aleanca do të ndihmojë në formimin e institucioneve nëse plotësohen kushtet tona
-
Këshilli Prokurorial u bën thirrje partive politike të mos e përdorin për fushatë sistemin prokurorial