Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka keqpërdorur gatishmërinë e sindikatave duke mos ofruar zgjidhje.
Tahiri në një konferencë për media të martën, ka thënë se askujt nuk i intereson se cilat kanë qenë bisedat e Kurtit gjatë takimit me Këshillin Grevist, por u intereson vetëm që mësimi në shkolla të fillojë sa më shpejtë.
“Për grupin parlamentar të AAK-së, takimi i sotëm i Kurtit me sindikatën ishte dashur të ofrojë zgjidhje dhe nesër të fillojë mësimi. Sot kryeministri e keqpërdori gatishmërinë e sindikatave duke mos ofruar zgjidhje dhe duke synuar tua tregoj vendin dhe t’i përçajë këto sindikata. Askujt sot nuk i intereson se si ka folur kryeministri brenda takimit, sot secilit prej nesh i intereson që nesër të fillojë mësimi, sot nuk u ofrua zgjidhje edhe njëherë u shtua arroganca e pushtetit dhe egoja e cila e karakterizon këtë qeveri”, ka thënë Tahiri.
Kurti është takuar të martën në mëngjes me Këshillin Grevist mirëpo takimi ka përfunduar pa ndonjë rezultat që do të çonte në ndërprerjen e grevës.
-
AAK: Qeveria Kurti duhet të shkarkohet sa më shpejt
-
Tahiri pas dështimit të Kurtit në zgjidhjen e ekuacionit: Qeveri amatorësh
-
Tahiri: Kurti nuk heq dorë nga xhipat e zi që dikur i “urrente”
-
AAK-ja pritet të propozojë rezolutë për dorëheqjen e Qeverisë
-
Tahiri: Kurti dështoi, Kosova u bë pikë e zezë me sanksione