Kreu i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “nuk dëshiron të heqë dorë nga privilegjet e shumta e nga xhipat e zi që dikur ‘i urrente’”.
Tahiri në postim në Facebook ka thënë se opsioni i vetëm për zgjedhje të parakohshme është dorëheqja e Kurtit. Tahiri ka thënë se opozita duhet të përbashkohet.
“...Po dihet që vetëm dorëheqja është opsion për zgjedhje të parakohshme, e kjo dihet që nuk ndodh, sepse Kurtin edhe zvarrë me tërheq nga Zyra e Kryeministrisë, ai nuk hjek dorë nga privilegjet e shumta e nga xhipat e zi që dikur i 'urrente'”, ka shkruar ndër të tjera Tahiri.
Artikuj të ngjashëm
-
Tahiri-Kurtit: Do t’i ofrojmë votat për president me kusht të miratimit të gjashtë pikave
-
Tahiri: Objektivi i Kurtit është të ketë zgjedhje të reja më 27 dhjetor
-
Tahiri – Kurtit: A i pate more burrë 30 ditë kohë për diskutime?
-
Kurti shmang pyetjen për mundësinë e koalicionit me LDK-në
-
Berisha: Po të bëhet opozita bashkë, atëherë do të zgjidheshin krejt problemet