Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AAK-ja pa koalicion në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ramush Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të garojë si subjekt i vetëm në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Kjo parti ka dorëzuar aplikimin për regjistrim, pa ndonjë marrëveshje koalicioni me parti të tjera, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pak orë para mbylljes së afatit për partitë që të aplikojnë për certifikim të pjesëmarrjes apo t’i deklarojnë koalicionet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Si rrjedhojë, kjo nënkupton se lista e AAK-së mund të marrë emra të partive të tjera vetëm si pjesë e listës dhe jo me ndryshim emri në fletëvotim.

Si të vetme kanë garuar edhe Partia Demokratike e Kosovës e Lidhja Demokratike e Kosovës. Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka hyrë në koalicion të përbashkët me Guxo, Alternativën dhe PSHDK-në.

Nisma Socialdemokrate ende nuk ka zyrtarizuar rrugën që do të ndjekë në këto zgjedhje, me ndonjë koalicion apo anëtarët e saj do të garojnë në ndonjë listë të partive të tjera.

Në zgjedhjet e shkurtit, AAK-ja e Nisma ishin në koalicion. Siguruan tetë ulëse.