Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot ka vendosur që të ndërpritet koalicioni me Aleancën Kosova e Re (AKR) në komunën e Mitrovicës.
“Pas tentimeve të shumta për të harmonizuar qëndrimet dhe programin e AAK-së në këtë Komunë, është vlerësuar se AKR ka mungesë të theksuar të vullnetit për bashkëpunim”, thuhet në komunikatën e AAK-së.
Zhvillimet e javëve të fundit në Mitrovicë, thuhet aty, kanë qenë vendimtare në marrjen e këtij vendimi.
“AAK mbetet e përkushtuar për qeverisje të mirë si në nivel qendror po ashtu edhe në atë lokal”, thuhet tutje.
Artikuj të ngjashëm