Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar të mërkurën se është larguar nga koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës në Prizren.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, dega e AAK-së në Prizren ka njoftuar se ky vendim është marrë pas veprimeve të kryetarit të komunës, Shaqir Totaj, që sipas tyre, nuk është koordinuar me partnerët.
“Nga sot e tutje AAK në Prizren rrugëton e vetme, shkëput koalicionin qeverisës me PDK-në në Prizren. Aleanca këto dy vjet, me tri drejtoritë që i kemi pasur, ka bërë një punë të shkëlqyer dhe një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me qytetarë, mirëpo kohëve të fundit, kryetari Totaj ka filluar të marrë veprime pa konsultimin dhe pajtimin e Aleancës, veprime që janë në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit ndërpartiak dhe bashkëqeverisës”, thuhet në njoftimin e AAK-së.
Më tej thuhet se AAK-ja do të vazhdojë “të punojë në të mirën e përgjithshme të qytetarëve të Komunës së Prizrenit”.
-
Totaj: Në listën e PDK-së janë përfshirë kandidatë që u komprometuan më 28 dhjetor
-
Shaqir Totaj: Kjo nuk është PDK-ja për të cilën kemi punuar dhe investuar me vite
-
Totaj për manipulimin e votave në Prizren: Kjo nuk është PDK-ja për të cilën kemi punuar
-
Totaj: Koalicioni PDK-LDK në Prizren trason rrugën për partneritet edhe në nivel qendror
-
PDK-LDK bëhen bashkë për balotazh në Mitrovicë të Jugut dhe Prizren