Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është duke menduar që të organizojë protesta për të kundërshtuar shtrenjtimin e paralajmëruar të rrymës elektrike.
Pas një takimi të Kryesisë së kësaj partie, AAK-ja ka dalë me reagim duke thënë se rritja e çmimeve në këtë kohë është “e patolerueshme”.
“Përderisa veriu i vendit nuk paguan fare për energjinë, është e padrejtë rritja enorme e çmimeve për pjesën tjetër të qytetarëve, ku goditën amvisëritë dhe bizneset. Gjithashtu, Kryesia kërkoi që të shqyrtohet mundësia e organizimit të protestave për te kundërshtuar shtrenjtimin e paralajmëruar të rrymës elektrike”, thuhet në njoftim.
AAK-ja ka thënë se do të përkrahë e lobojë për miratimin e ligjit për donacionet për Ushtrinë, që kushdo që dëshiron të dhurojë mjete financiare për zhvillimin e Ushtrisë.
Të martën Qeveria njoftoi se ka vendosur të ndajë 75 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët biznesorë dhe ata shtëpiakë me konsum deri në 600KWh.
Zyra e Rregullatorit për Energji ka lëshuar së fundmi raportin konsultativ për shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë. Është propozuar rivendosja e bllok-tarifës deri në 600KWh për konsumatorët e amvisërisë dhe që të gjitha tarifat të ngrihen për 9 për qind për ata që konsumojnë deri në 600KWh, ndërsa për ata me më shumë shpenzime do të reflektohet çmimi i importit, që muajve të fundit ka arritur shifra rekorde.
Edhe
PDK: Shtrenjtimi i mëtejmë i rrymës rrit varfërinë
Edhe dy partitë tjera opozitare, PDK-ja e LDK-ja të martën kanë shprehur shqetësimet për tarifat e reja të energjisë.
-
Nesër protestohet sërish kundër shtrenjtimit të rrymës, paralajmërohet përshkallëzim
-
LDK-ja kundërshton rritjen e çmimit të rrymës: ZRRE-ja të mos bëhet vegël e pushtetit
-
Opozita do të kundërshtojë shtrenjtimin e rrymës, pushteti kërkon forma të mos dëmtohen qytetarët
-
AAK: S’lejojmë të shtrenjtohet rryma, do të mbajmë protesta