Arbëri

AAK-ja kërkon të ndryshohet Ligji për skemat pensionale

AAK-ja kërkon të ndryshohet Ligji për skemat pensionale. Shemsedin Dreshaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka thënë te martën se pensionet kontributdhënëse duhet t’i gëzojnë të gjithë pensionistët.

Dreshaj ka thënë në një konferencë për media, të martën, se duhet të ndryshohet neni, siç e quajti diskriminues, 8.2 i Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, duke shtuar se shumë pensionistë e kanë humbur të drejtën e pensionit kontributdhënës për një ditë ose një javë si pasojë e tij.

“Kemi rast kur për një ditë ose për një javë individët e kanë humbur të drejtën e gëzimit të pensionit kontributdhënës. Kërkesë e jona është që të largohet ky kushtëzim jo-logjik, i dëmshëm e diskriminues për punëtorët e viteve 90’ta të cilët ishin larguar dhunshëm. Nga viti i kaluar asnjë person i cili pensionohet nuk e plotëson kushtin që të del në pension kontributdhënës. Asnjëri nuk i ka 15 vite të plota që ta gëzojë këtë të drejtë”, ka thënë Dreshaj.

Ai ka kërkuar që të ndalet ky diskriminim dhe ka kërkuar mbështetjen e të gjithë kolegëve deputetë.