Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka njoftuar se të mërkurën do ta dorëzojë tek Avokati i Popullit, Ligjin për Skemat Pensionale Kontributdhënëse me qëllim që të procedohet ky ligj në Gjykatën Kushtetuese.
“Nesër në orën 10:00, deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj dorëzon në Institucionin e Avokatit të Popullit, Ligjin për Skemat Pensionale Kontributdhënëse, me qëllim të procedimit të këtij Ligji për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Me këtë rast, deputeti Dreshaj do të deklarohet para mediave lidhur me këtë çështje, tek hyrja e objektit të Institucionit të Avokatit të Popullit”, thuhet në njoftimin e AAK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Dreshaj: Rritja e pensioneve, një lëmoshe e re në prag të zgjedhjeve
-
AAK-ja e SBASHK-u kërkojnë ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale
-
Dreshaj: Vazhdoi diskriminimi 15-vjeçar për pensionet kontributdhënëse
-
Qeveria e Kuvendi çalojnë në finalizimin e Ligjit për pensionet kontributdhënëse
-
Dreshaj: Me Ligjin e ri për Pensione përfitojnë shumë qytetarë