Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit kanë kërkuar nga Avokati i Popullit të çojë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim Ligjin për skemat pensionale.
Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se në këtë ligj janë bërë manipulime nga Qeveria.
“Kemi deponuar tek Avokati i Popullit një iniciativë tonë në lidhje me largimin e 15-vjetëshit. Pra diskriminimi që është duke ju bërë që sa vite popullatës sonë në raport me skemat pensionale kontributdhënëse. Ky ligj ka qenë më herët në Gjykatë Kushtetuese dhe pas një intervali të gjatë kohor u bënë disa manipulime në Kuvend nga ana e qeverisjes dhe 15-vjetëshi sërish mbeti”, u shpreh ai duke shtuar se kërkesë eksplicite është të largohet 15-vjetëshi si “masë diskriminuese”.
Ndërsa Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, ka thënë për KOHËN, se me ligjin e ri janë “bërë dy veprime të këqija”. Sipas tij, ligji i ri përjashton njohjen si kontributdhënës të njerëzve që kanë punuar në vitet e ’90-a dhe ua heq shtesën që i kanë marrë mësimdhënësit për këtë periudhë të punës. Ai ka shprehur dyshime se deputetët e kanë ditur se po mohojnë të drejtën e mësimdhënësve.
“E mohojnë pikën që thotë se vitet e ’90-a njihen si kontribudhënëse të punësuarve në arsim në ato vite në planprograme të Kosovës dhe zvogëlohet edhe ajo pjesa që garantohet me ligjin tjetër që garantonte si vit e ditë e muaj kontributdhënëse deri më 31 tetor të vitit 1999 kur u desh ta zgjasim vitin shkollor sepse u bë zhvendosje e popullatës. Edhe kjo u shkurtua dhe çka është ironike është se me ndryshimet... një nen i ndryshimit thotë se vitet 90-a numërohen si vite, por kur bëhet përshkallëzimi i pensionit të punës merren vetëm vitet nga krahaina socialiste të asaj kohe... dhe deri më 1 janar 90.
Edhe
SBASHK-u dorëzon peticionin për ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale
“Qeveria Kurti me ndryshimin në këtë skemë shkeli dy të drejta, të drejtën që na njihej si kontribudhënëse vitet e ‘90-a dhe kushdo që kishte edhe 6 vite dilte në pension të plotë dhe u prek edhe ligji për statutin e punëtorit të arsimit shqip ngase u shkurtua ajo që njihej më parë si vite kontribudhënëse”, ka shtuar ai.
Jasharaj ka shprehur besim se Kushtetuesja do të urdhërojë përmirësimin e ligjit dhe se pushteti do të veprojë.