Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me kundërshtimet që kanë për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.
Sipas tij, kushtëzimi i përvojës së punës prej 15 vjetësh për të gëzuar pensionin është jologjik, i dëmshëm dhe diskriminues për punëtorët të cilët viteve 90-ta ishin larguar dhunshëm dhe jashtëligjshëm nga institucionet shtetërore të pushtetit të atëhershëm
Ai ka shtuat se propozimi që AAK-ja ka iniciuar, parashihet që pensionet kontributdhënëse t’i gëzojnë të gjithë pensionistët varësisht nga vitet që kanë punuar.
“Kërkesa bënë fjalë për plotësim-ndryshimin e Ligjit Nr 04/L-131, për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, apo me konkretisht, për nenin 8 pika 2 të këtij ligji. Kërkojmë largimin e këtij neni diskriminues te këtij ligji, i cili parasheh që çdo person të ketë të paktën 15 vite përvoje pune para 01. 01. 1999 në mënyrë që të përfitojë pensionin kontributdhënës”, ka thënë ai. “Me propozimin që ne kemi iniciuar, parashihet që pensionet kontributdhënëse t’i gëzojnë të gjithë pensionistët varësisht nga vitet që kanë punuar para datës 1 janar 1999. Kërkesë e jona është që të largohet ky kushtëzim jologjik, i dëmshëm dhe diskriminues për punëtorët të cilët viteve 90-ta ishin larguar dhunshëm dhe jashtëligjshëm nga institucionet shtetërore të pushtetit të atëhershëm”.
-
Pas vendimit të Kushtetueses, AAK-ja kërkon heqjen e kriterit për 15 vjet përvojë pune për kontributdhënësit
-
AAK-ja kërkon të ndryshohet Ligji për skemat pensionale
-
AAK-ja kërkon përkrahje për heqjen e nenit për 15 vjet stazh para luftës
-
AAK-ja e SBASHK-u kërkojnë ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale
-
Skema e re pensionale s’e eviton gjithë diskriminimin