Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria Kurti që të kthejë procedurën në Qeveri për amendamentimin e Ligjit të Pagave, teksa i ka premtuar se do ta mbështesë.
“Ligji i Pagave është një ligj me të cilin është punuar mbi 10 vjet. Për me u arrit deri te ky ligj është dashur punë mjaft voluminoze. Kërkojmë prej Qeverisë që ta kthen procedurën në Qeveri, ta amendamentojë e ta kthejë në Kuvend që t’i japim përkrahje për këtë ligj”, ka thënë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Në anën tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, që ishte zëvendëskryeministër në kohën kur ishte iniciuar ky ligj, por që dështoi për shkak të pabarazive që u konstatuan në të, ka sugjeruar Qeverinë që të vazhdojë me një listë të “koeficienteve të zbuluar, e të mos i mbyllë ato”.
“Qeveria do ta ketë mbështetjen e AAK-së dhe njëherë e përgjithmonë do të vendosim një rregull në sistemin e pagave”, ka thënë ai.
AAK-ja ka thënë se nuk po bën opozitarizëm, por “po bën ndihma”.
-
AAK-ja kërkon rritje të koeficientit të pagave dhe paralajmëron ligj të ri
-
AAK-ja kërkon që koeficienti i pagave të bëhet 129 euro
-
AAK: Ligji i Pagave shpëton nga Kushtetuesja, nëse koeficienti është 129 euro
-
AAK-ja për Ligjin e Pagave dhe të Zyrtarëve Publikë: Rrezikojnë të rrëzohen nga Kushtetuesja
-
Tahiri: Qeveria qëllimisht s’po e sjell në Kuvend Ligjin për Pagat