Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkon nga kryeministri Albin Kurti që t’o rrisë pagat e mësimdhënësve dhe sipas tyre seanca e sotme e Kuvendit nuk duhet të përcillet me fjalime të zakonshme por me qëndrime konkrete nga ekzekutivi.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në një konferencë për media ka thënë se mësimdhënësit presin sot nga kryeministri lajmin për Ligjin e pagave.
“Mbi 23 mijë mësimdhënës parauniversitarë presin nga kjo seancë solemne dy lajme, lajmi për datën kur do të hyjë në fuqi Ligji i pagave dhe presin, nëse ka pasur 10 për qind rritje ekonomike, shtesën që ata duhet të marrin nga shteti në këtë shtrenjtim të madh. Nëse kjo kthehet në seancë normale, ky është një mashtrim i radhës. Kryeministri duhet t’i lërë fjalimet e bukura elozhe, duhet të marrë vendime, duhet të rrisë pagat e të gjithë mësimdhënësve”, ka thënë Tahiri./KSP
-
Tahiri: Nuk e mbështesim rritjen prej 50 eurosh, pritëm rritje të vlerës së koeficientit
-
AAK inicion seancë të jashtëzakonshme për koeficientin e pagave
-
AAK-ja kërkon që koeficienti i pagave të bëhet 129 euro
-
AAK-ja kërkon rritjen e koeficientit në vlerën 129 euro
-
AAK-ja kërkon votimin e rezolutës lidhur me pagat e mësimdhënësve