Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria nuk ka shkathtësi dialogimi me partnerët socialë.
Ai argumentoi si Ligji për Greva nuk e lejon mosekzekutimin e pagave nga Qeveria.
“Qeveria nuk është punëdhënës i personelit parauniversitar punëdhënës është komuna. Kontrata nënshkruhet me departamentin komunal dhe këtu është vija llogaridhënëse. Ministria dhe thesari e ka obligim ekzekutimin për listat qe u dërgohen. Po bëni dëm të madh sepse i keni ndaluar edhe njerëzve që janë në shtëpi e që ndoshta janë në pushim të lehonisë. Ky nen ka kundërthënie në dy dispozita por ato nuk mund të kenë interpretim administrativ atë duhet ta bëjë gjykata. Qeveria ka bërë diskriminim duke ua paguar pagat grevistëve të tjerë përveç mësimdhënësve. Vendimet e gjykatës në Strazburg ndalojnë ndëshkime kolektive, përgjegjësia është individuale këtë e kemi saktësuar edhe në Kushtetutë. Rezoluta jonë është e thjeshtë. Arsyeja pse jemi në këtë gjendje është se është shtyrë tri herë ligji i pagave”, tha ai.
Në interpelancën me ministrin e Financave lidhur me pagat e mësimdhënësve, Tahiri paraqiti rezolutë para deputetëve të Kuvendit.
“Ndalja e presionit dhe cenimit të të drejtave dhe ndërhyrjes në administrate dhe në kompetencën e komunave; Ekzekutimi i pagave dhe nisja e dialogut me partnerët socialë. Këtë po e kërkojmë a mund të më tregojë dikush ministri ose kryeministri se çka ka të keqe këtu në këtë kërkesë tonën”, ka thënë Tahiri.
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se duhet të gjendet zgjidhje për gjendjen në arsim.
Edhe
AAK-ja me rezolutë në Kuvend për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit
Ajo ka thënë se askush nuk do që nxënësit të privohen nga e drejta për arsim, ndërsa përmendi se Ministria e Financave ka kërkuar listat nga komunat që e konfirmojnë kompensimin e orëve.
“E kemi ligjin që ndalon këdo të privojë fëmijët nga e drejta për arsim. Arsimi është përgjegjësi e përbashkët. Ne të gjithë kemi përgjegjësi të sigurojmë që ky mësim të kompensohet. Të gjithë do të donim të kishim një ligj të pagave por ai nuk e rregullon situatën e përgjithshme që janë punëtoret e sektorit privat. Sot do të duhej të diskutohen mangësitë në ligjin për grevat. Pse ne si deputetë nuk nisim plotësim ndryshimin e ligjit. Pjesa e dytë e rezolutës kërkon nisjen e dialogut me gjetjen e zgjidhjes. Dialog përderisa ne po flasim për pagë. Ministria para disa minutave u kërkoi komunave që të dorëzojnë listat që e konfirmojnë kompensimin e orëve. Nuk besoj që ka dikush që thotë mirë se po u ndalen pagat mësimdhënësve. Absolutisht jo është situatë e rëndë. Na takon të gjejmë zgjidhje. Mundësia e konfirmimit të kompensimit të orëve të humbura është mundësi ideale për fëmijët. Ajo që kërkohet sot është të gjejmë zgjidhje”.
-
Tahiri për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit: E padurueshme! Skandaloze!
-
Mosekzekutimi i pagave për mësimdhënës, PDK-ja paralajmëron kallëzim ndaj Muratit
-
Tahiri për grevat: Jemi në gjendje të jashtëzakonshme, Ligji i pagave të miratohet
-
Tahiri: Urdhri për listat e grevistëve, tentim shantazh nga Ministria e Financave