Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka vizituar Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të mërkurën, duke i premtuar angazhim deri në miratimin e ligjit për paga.
Në takim kanë marrë pjesë shefi i Grupit, Besnik Tahiri dhe deputetët Bekë Berisha dhe Albana Bytyqi. U pritën nga kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, raporton EO.
Tahiri ka thënë se do të angazhohen edhe që të merren parasysh kërkesat e sindikatave.
“Grupi ynë është duke bërë një raund diskutimesh me sindikata për ligjin e pagave. Kemi pasur edhe bashkëpunim në draftin e parë dhe ju e keni mbajtur pozicionin e mbrojtjes”, ka thënë ai.
Grupi Parlamentar i AAK-së do të takohet edhe me Sindikatën e Pavarur të Administratës së Kosovës dhe Sindikatën e Policisë së Kosovës.
-
SBASHK-u takohet për të vendosur për grevat
-
AAK-ja kërkon përgjegjësi nga Ekzekutivi për mosprocedim në Kuvend të Ligjit për pagat
-
Haradinaj i premton SBASHK-ut 50% rritje të pagave për mësimdhënësit
-
AAK-ja premton rritje të pagave te punëtorët e arsimit për 50 për qind
-
Tahiri: Sulmet e Qeverisë po bëhen për t’i ikur përgjegjësisë