Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AAK-ja i kërkon llogari Kurtit për rritjen e çmimeve

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se GP i AAK-së ka kërkuar një seancë në raport me një ndër temat më të rëndësishme për rritjen e çmimeve,

Ai ka thënë se presin që Kryesia të adresojë sa më shpejtë një kërkesë të tillë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Rritja e çmimeve të konsumit të çdo niveli është një trend shqetësues dhe problem serioz që duhet të adresohet në formë strukturore. Shqetësuese është edhe qasja e Qeverisë Kurti për shkak se veprimet i kanë të vonshme. Arsyetimit që i ka dhënë Kurti, janë argumente që ne i dimë tash e 20 vjet. Ajo që Kurti duhet të jep përgjigje është se sa ishte në opozitë deklaronte që do të kujdeset për çdo cent në sektorin privat. A është Albin Kurti i tanishmi që thoshte Qeveria nuk i rrit çmimet”, ka thënë ia.

Tahiri ka thënë se çështja e dytë ka të bëjë me një shtet dhe një shoqëri që kur ballafaqohet me një krizë, çështja e parë që duhet të veprojë një qeveri është ta diskutojë çështjen e pagave.

Sipas tij, masat që janë marrë janë afatshkurte dhe po merren në një proces zgjedhor.

“Kjo nuk po e adreson çështjen kryesore që ka të bëjë më çështjen e pagave. Pse nuk po e sjell çështjen e pagave. Rrogat në sektorin publik janë 200 deri në 350 euro. Kërkesa jonë është që Ligji i pagave të vij sa më shpejtë. E shohim shumë të papërgjegjshme dhe të pandershme që në fushatë zgjedhore të luhet me vendime të tilla siç është ndihma prej 100 euro edhe pse si e tillë është afatshkurte”, ka thënë ai.

Kryeministri Albin Kurti ka premtuar ndihmë për qytetarët për shkak të rritjes së çmimeve. Ai tutje u ka bërë thirrje atyre që të mos bien pre e deklaratave, që sipas tij, e lënë fajtore Qeverinë për rritjen e çmimeve në treg. Ai ka thënë se të tilla deklarata kanë për qëllim të nxisin panik te qytetarët.