Arbëri

AAK-ja gjobitet me 2.000 euro për herë të dytë sot

Inspeksioni i komunës së Prishtinës ka gjobitur Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës me 2 mijë euro për shkak të tubimit të mbajtur në kryeqytet.

“Grumbullim i më shumë njerëzve – në kundërshtim me vendimin qeveritar”, ka shkruar drejtori i Inspektoratit në Prishtinë, Adonis Tahiri, duke njoftuar edhe për gjobën.

Të mërkurën, kandidati për deputet Daut Haradinaj ka publikuar në Facebook-un e tij fotografi nga tubimi që ka mbajtur partia e tij me të rinjtë e kryeqytetit.

Image

Në fotografi shihet se brenda një hapësire të ngushtë janë më shumë persona se që lejohet sipas masave për të parandaluar përhapjen e COVID-19 dhe të pranishmit nuk kanë as maskat.

 

Ndërkaq, sot KOHA raportoi se AAK-ja është gjobitur me këtë shumë edhe në Prizren për shkelje të masave anti-COVID.