Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AAK-ja e dorëzon në Kushtetuese Ligjin për pagën minimale

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka dorëzuar në Gjykatën Kushtuese kërkesën lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale.

Ky ligj i cili u miratua në Kuvend javën e kaluar, u kundërshtua përveç nga opozita, edhe nga personat që përfitojnë nga skema pensionale për veteranët e luftës.

Kjo për shkak se Ligji nuk e parasheh lidhjen e pagës minimale me pensionin e veteranëve, siç ka qenë në të kaluarën.

Të shtunën, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) e ka mbajtur një protestë në Prishtinë kundër Ligjit për pagën minimale.

Tahiri: Ligji për pagën minimale është mashtrim, sot s’ka pagë nën 260 euro

Edhe Ligji për pagën minimale të premten përfundon në Kushtetuese Arbëri Ligji për pagën minimale të premten përfundon në Kushtetuese

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, është shprehur i bindur se Kushtetuesja do ta trajtojë ankesën e paraqitur nga partia e tij.

Ai në konferencë ka treguar për tri çështjet e adresuara lidhur me ligjin.

“Në kërkesën tonë për vlerësim i kemi adresuar tri çështje. E para, këshilli ekonomik-social që përcaktohet në Ligjin e punës dhe që nuk është konsultuar për pagën minimale, tregon shkeljen flagrante që Qeveria e ka bërë. E dyta, është diskriminimi i palëve të cenueshme. E treta, lidhet me veteranët, rast që është eklatant jo vetëm shkelje por lidhet me vlerat që kjo kategori përfaqëson”, ka thënë Tahiri.

Deputeti i AAK-së ka shtuar se Qeveria ka mashtruar me këtë ligj.

Edhe S’ka pensione në vlerë të pagës minimale, veteranët paralajmërojnë rinisjen e protestave Arbëri S’ka pensione në vlerë të pagës minimale, veteranët paralajmërojnë rinisjen e protestave

“I bëjë pyetje kryeministrit dhe ministrit të Financave se kush e ka sot pagën 260 euro. Ky ligj që është miratuar nuk ka asnjë impakt në terren sepse sot nuk ka pagë nën 260 euro në sektorin privat dhe publik. Është mashtrim i radhës. E dyta, lidhet me dinjitetin e veteranëve, me të drejtat e njeriut për kategoritë e cenueshme”.