Detyra e Avni Arifit si udhëheqës i delegacionit të qeverisë kosovare për bisedime me Serbinë nuk nisi mbarë. Raporton KTV.
Arifi, pas anulimit të takimit nga delegacioni serb, gjatë ditës, është kthyer në Kosovë, por nuk ka qenë i interesuar të komentojë deklaratat e shefit të tij, Ramush Haradinaj, që formatin e dialogut të deritanishëm e quajti të konsumuar.
Sipas analistit Krenar Shala, deri tani, Kosova nuk ka qenë palë e barabartë në dialog.
Ndërsa, Jeta Krasniqi nga KDI-ja thotë se pak rezultate janë arritur në zbatimin e marrëveshjeve të arritura, e nuk ka pasur strategji paraprakisht. Megjithatë, Krasniqi thotë se edhe rrjedha e dialogut do të varet nga zhvillimet tjera në vend si ato rreth Gjykatës Speciale.
Kryeministri Haradinaj, pas suspendimit të dialogut të martën nga ana e Serbisë si rezultat i vrasjes së Oliver Ivanoviqit, tha se është i nevojshëm kalimi në fazën finale të dialogut, që nënkupton njohjen reciproke.
Dialogu Kosovë - Serbi kishte nisur në vitin 2011, për të arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve dy vjet më pas.
-
Arifi thotë se në 9 vite, dialogu i ka shërbyer vetëm Serbisë – “s’do të jetë më kështu”
-
Në Bruksel biseda për zbatimin e marrëveshjeve Kosovë-Serbi
-
Dialogu Kosovë-Serbi rifillon në fund të shkurtit
-
Haradinaj propozon pauzë të dialogut me Serbinë
-
Dialogu Kosovë-Serbi, ndërmjet ndryshimeve politike dhe zgjedhjeve të reja