Qeveria e Kosovës nuk ka vendim që presidenti Hashim Thaçi të udhëheqë dialogun politik me Serbinë, raporton KTV.
Për platformën e Kosovës në dialogun me Serbinë, në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme, ka raportuar Avni Arifi, shef ekipit teknik të dialogut Kosovë-Serbi.
Vazhdimi i dialogut mes dy shteteve do të bëhet më 26 shkurt. Në këtë takim Arifi ka thënë se do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura. Ai ka thënë se përmbylljen e dialogut e shohin me marrëveshje përfundimtare dhe njohje reciproke. Kryetarja e këtij komisioni, Vjosa Osmani, ka kërkuar qëndrim nga Qeveria Haradinaj, për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe sqarim shtesë për marrëveshjen për drejtësi. Diskutim të nxehtë kishte edhe për platformën e Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë.
Dukagjin Gorani, Anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme. Më shumë kritik u shfaq deputeti i Nismës, Zafir Berisha. Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme kanë kërkuar më shumë transparencë dhe raportim të vazhdueshëm në Kuvend për ecurinë e dialogut me Serbinë.
-
Arifi thotë se s’ka vendim qeveritar që Thaçi të udhëheqë dialogun politik me Serbinë
-
Kosova në dialog pa platformë e pa konsensus
-
Ekipi Shtetëror për dialogun i sigurt se s’ka draft-marrëveshje Thaçi-Vuçiq
-
Ahmeti: Platforma e bisedimeve procedohet në Kuvend posa të fillojë sesioni pranveror
-
Kush e drejton dialogun?