91 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, nga 559 testime të kryera.
Sipas njoftimit të së martës nga Ministria e Shëndetësisë, nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes si pasojë e kësaj sëmundjeje.
MSH-ja ka njoftuar se 203 persona janë shëruar, ndërkaq 1.391 raste janë aktive në nivel vendi.
Përditësimi i fundit lidhur me COVID-19 ➡️Të dhënat e detajuara mund t’i gjeni në...
Posted by Ministria e Shëndetësisë on Tuesday, August 30, 2022