Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

9 të vdekur e më shumë se 400 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit, 9 qytetarë e kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Sipas njoftimit, janë shënuar edhe më shumë se 400 raste të reja, nga testimi i 2,902 të dyshuarve për koronavirus.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 150 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se aktualisht janë mbi 7,000 raste aktive me COVID-19 në të gjithë vendin.