Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

5 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se pesë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Nga 1.273 testime të kryera, 36 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus, ndërsa 313 të tjerë janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID-19 po marrin trajtim 51 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar.

Janë 2.506 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Që nga shpërthimi i pandemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 271.563 raste pozitive, prej tyre 265.588 janë shëruar, 2.506 raste janë aktive, ndërsa betejë me sëmundjen infektive e kanë humbur 3.469 pacientë.