Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka vazhduar vizitën e tij në Bosnjë e Hercegovinë. Kurti me këtë rast ka vizituar varrin e ish - kryetarit të parë të Bonjë e Hercegovinës Alija Izetbegoviqit si dhe monumentin për fëmijët sarajevas të vrarë, transmeton Koha.net.
Për këtë Kurti ka shkruar në Facebook:
“Gjenocidi në Kosovë i pranverës së vitit 1999, u zbatua nga operacioni ushtarak i Serbisë ‘Patkoi’ i cili i dëboi rreth 860 mijë shqiptarë nga Kosova dhe vrau afër 10 mijë civilë të paarmatosur. Gjenocidi në Sarajevë u zbatua përgjatë gati katër vjetëve, saktësisht 1.425 ditëve, aq sa zgjati rrethimi i hekurt i qytetit. U vranë 11.541 civilë (nga të cilët 1.601 fëmijë) kurse u plagosën a lënduan mbi 50 mijë të tjerë. Për çdo ditë mbi qytet binin mesatarisht 329 granata. Gjatë qëndrimit në Sarajevë bëra nderim dhe vendosa lule të freskëta te varri i kryetarit të parë të B&H, Alija Izetbegovic, dhe te monumenti i fëmijëve sarajevas të vrarë gjatë luftës”.
-
Kurti u kërkon ndërkombëtarëve që të bëjnë trysni mbi Beogradin për çështjen e të zhdukurve
-
Kurti: Plagët e së kaluarës mbeten të hapura derisa autorët të përballen me drejtësinë
-
Kurti: Gjenocidi në Srebrenicë, paralajmërim i fushatës gjenocidale që do të ndodhte edhe në Kosovë
-
Kurti udhëton për në Bosnjë, merr pjesë në ceremoninë e 30-vjetorit të Srebrenicës
-
Kurti në Sarajevë: Forcimi i Kosovës dhe Bosnjës detyron Serbinë të mos i përsërisë krimet