Disa muaj para përfundimit të mandatit, EULEX-i ka hequr dorë nga procesi gjyqësor ndaj katër të akuzuarve për vrasjen e dy policëve në veturë të UNMIK-ut, në mars të vitit 2004.
Këto ditë, siç ka mësuar “Koha Ditore”, rastin e kanë dorëzuar te gjyqtarët vendorë pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës. Ky është procesi i 21-ti gjyqësor, prej të cilëve EULEX-i ka hequr dorë këta tre vjetët e fundit, shkruan Koha Ditore.
Tërheqja nga ky proces gjyqësor është arsyetuar me mungesën e kapaciteteve.
Katër të akuzuarit: Bajram Kiqmari, Faik Shaqiri, Alban Dezdari dhe Bedri Krasniqi ngarkohen me dy vepra penale: vrasje e rëndë dhe tentim vrasjeje. Ata janë arrestuar vitin e kaluar, pak para ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria e EULEX-it... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Dështon seanca gjyqësore për vrasjen e policëve të UNMIK-ut
-
Supremja: Kiqmari dhe Shaqiri nuk mund të gjykohen dy herë për vrasjen e dy policëve më 2004
-
Të arrestuarit për vrasjen e policëve më 2004 në Gjykatë
-
Tre të arrestuar për vrasjen e dy policëve më 2004
-
Bedri Krasniqi lirohet nga akuza për vrasjen e dy policëve në Podujevë