Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një konference për media, ka folur për rastin e vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari.
“Disa ditë para se Astrit Dehari të humbte jetën, në Kuvend Kadri Veseli pati thënë ‘kujdes po e vrani veten’. Veseli kurrë nuk e ke sqaruar këtë deklaratë tij se çka ka dashur të thotë”, ka thënë Kurti, raporton KTV.
Ai tha se partia e tij nuk do të ndalet së kërkuar drejtësi për këtë rast që të shkohet drejt një hetimi të pavarur.
“Ne nuk do të ndalim kërkimin e drejtësisë dhe trysnisë ndaj institucioneve për hetim të pavarur. Kjo kërkesë përkundër premtimeve asnjëherë nuk është lejuar. Gjithashtu do të fillojmë me një interpelancë për kryeministrin Ramush Haradinaj”, ka thënë Kurti.
-
Ministri Tahiri i përgjigjet Kurtit për deklarimet e tij për Veselin
-
Vetëvendosje e kujton Deharin, Kurti thotë se ndaj tij u krye krim nga arrestimi e deri te vdekja
-
Kurti: Për ta ndriçuar krimin ndaj Deharit, duhet hetim i ri i pavarur e profesional
-
Kurti: Le të organizohet seancë e veçantë për mua, sot duhej diskutuar vetëm për Deharin
-
Politika e Kurtit e çoi në vdekje Astrit Deharin, thotë Veseli