Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veslei ka deklaruar se pajtohet me Albin Kurtin që politika e ka dërguar Astrit Deharin në vdekje, por është një politikë e pafytyrë që me çdo kusht e kërkon pushtetin dhe të cilën e promovon Albin Kurti.
Ai në interpelancën për vdekjen e Astrit Deharit, ka thënë se të gjithë e duan të vërtetën se çka ka ndodhur.
“Duhet të dihet a ka vënë duar shteti mbi të apo ka përgjegjësi politike. Nuk ka çmim, nuk ka shpenzim, nuk ka veprim që nuk do ta përkrahim për të shkuar te e vërteta. Me Albinin veç me një çështje pajtohem politika e ka çuar në vdekje, e kam frikën që është një politikë e pafytyrë dhe që e donë pushtetin me çdo kusht, një politikë që më së paku i duhet Kosovës dhe që je duke e promovuar ti Albin”, tha Veseli.
Sipas tij, në momentin që po flitet në foltoren shpesh herë po orientohemi nga akuza pa bazë por pushteti nuk të duhet kur e humb etiken dhe qëllimin që angazhohet.
-
Kurti: Veseli ende s’e ka sqaruar deklaratën ‘kujdes po e vrani veten’
-
Kurti e Veseli përplasen në Kuvend
-
Kurti: Prokuroria e ka mbështetjen e Qeverisë për zbardhjen e rastit të Deharit
-
LVV-ja implikon Thaçin e Veselin në "vrasjen" e Astrit Deharit
-
Kurti bashkë me ministra insistojnë se Dehari u vra në burg