Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti e Veseli përplasen në Kuvend

Deputeti Albin Kurti i është përgjigjur kreut të PDK-s Kadri Veseli, që ndër të tjera ka thënë se e kanë marrë në qafë Astrit Deharin.

“Unë një pyetje të thjeshtë e bëra, pse s’po matesh i thashë. Nuk po kuptoj pse gjithë ky mllef”, ka thënë Kurti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë se Astrit Dehari ka vdekur në burg, derisa ka thënë se nuk do ta lënë pa e zbardhur rastin e tij.

“E pat edhe vet se si e krahasoi flamurin kombëtar me atë të Serbisë”, ka thënë Kurti.

E ka marrë fjalën sërish Veseli që ka thënë se Vetëvendosje do ta harrojë Astrit Deharin në ditën që futen në pushtet.

“Ne nuk e kapëm drejtësinë kur na sulmuan fizikisht. E sulmuat këtu, në shtëpi e në rrugë kryeministrin”, ka thënë Veseli.

“Bëni çfarë të doni por e zeza e Kosovës do të mbeteni. Sherrin ka me ta pa Kosova, ki me kthy Serbinë në Kosovë”, ka thënë më tej ai.