Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas përfundimit të seancës, ka thënë se sot ishte dita ku është diskutuar për Astrit Deharin dhe nëse siç tha ai “partia shtet”, dëshirojnë që të flasin për të, atëherë le ta organizojmë një seancë të veçantë.
Kurti ka thënë se ende pa u kryer hetimet, “e thonin fjalën vetëvrasje, është e qartë se ata kanë dashur t’i mbyllin hetimet, duke kërcyer në një konstatim të fundit, për t’i mbyllur hetimet”, raporton ksp.
“Edhe ministrja edhe deputetët e tjerë, posaçërisht kryetari i Kuvendit, filluan që të japin cilësime dhe kualifikime për mua, por sot është dita kur u diskutua për Astrit Deharin dhe vdekjen e tij. Nëse këta njerëz të kësaj partie shtet, të këtij regjimi, dëshirojnë që të diskutojnë për karakterin tim, për të kaluarën time, atëherë le ta organizojmë një seancë të veçantë për mua”, ka thënë Kurti në hollin e Kuvendit.
-
Kurti: Për ta ndriçuar krimin ndaj Deharit, duhet hetim i ri i pavarur e profesional
-
Ministri Tahiri i përgjigjet Kurtit për deklarimet e tij për Veselin
-
Kurti: Veseli ende s’e ka sqaruar deklaratën ‘kujdes po e vrani veten’
-
Kurti i vë ultimatum Qeverisë për hetim të pavarur të vdekjes së Deharit
-
Ndërpritet seanca, deputetët pajtohen që ta vazhdojnë pas takimit të thirrur nga Kurti