Sllovenia me grupin e infermierëve prej më të mirëve që ka, po e mbështet shëndetësinë kosovare, ku po qëndron në Kosovë për të zhvilluar trajnime pesëditore për 60 infermierë.
Kësisoj është shprehur, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili tha se aktivitetet e llojit të tillë do të ndikojnë në mënyrë direkte në ofrimin e shërbimeve më cilësore dhe më të sigurta për qytetarët tanë.
Pas Sllovenisë, sipas Ismailit, në ditët në vazhdim do të nënshkruajnë marrëveshje edhe me Kroacinë për t’i përshpejtuar reformat që kanë nisur.
“Sllovenia vazhdon të jetë aleati ynë edhe në shëndetësi. Grupi i infermierëve, prej më të mirëve që ka ky shtet, po qëndron në Kosovë për të zhvilluar trajnime pesëditore për infermierët tanë. 60 infermierët tanë që po marrin pjesë në këtë trajnim do të marrin përvojat më të mira në komunikimin me pacientë dhe në atë ndërkolegial”, ka shkruar Ismaili në Facebook.
“Edhe ky aktivitet, sikur të gjithë të tjerët që po i zhvillojmë, do të ndikojë në mënyrë direkte në ofrimin e shërbimeve më cilësore dhe më të sigurta për qytetarët tanë. Pas Sllovenisë, në ditët në vazhdim do të nënshkruajmë marrëveshje edhe me Kroacinë, si mënyrë për përshpejtimin e reformave që kemi nisur”, ka shtuar më tej.
-
Kroacia me mbështetje shëndetësore për Kosovën
-
Ismaili takon ministren sllovene Celarc, merren vesh për Marrëveshje bashkëpunimi në shëndetësi
-
Gjermania ndihmon funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore në Kosovë
-
Zyrtarizohet marrëveshja që çon më shumë infermierë kosovarë në Gjermani
-
Kosova dhe Turqia me marrëveshje për forcimin e sistemit shëndetësor