Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 persona si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 725 raste të reja pozitive me koronavirus.
Rastet pozitive janë regjistruar nga testimi i 3273 mostrave. Ndërkohë, 602 persona rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit.
Që nga shpërthimi i epidemisë në Shqipëri janë regjistruar 186.222 raste pozitive, prej tyre 175.451 janë shëruar, 7.834 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.937 pacientë.
Artikuj të ngjashëm