Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

4 të vdekur e 631 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 4 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Ndërkohë, nga 3,273 testime të kryera, 631 persona janë konfirmuar si pozitiv me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.