Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

4 të vdekur e 1,236 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

​Mbi 1200 raste të reja me COVID në Shqipëri, 4 të vdekur

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit , katër persona kanë vdekur si pasojë e COVID0-19.

Sipas njoftimit, janë shënuar edhe 1,236 raste pozitive me COVID-19, nga testimi i 5,694 të dyshuarve për koronavirus.

Ndërkohë, në tërë Shqipërinë, numri i rasteve aktive me koronavirus është 7,952.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 107 pacientë, nga të cilët 15 anë në gjendje më të rënduar.