Komuna e Lipjanit, pikërisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka përfituar një donacion mbi 50 mijë euro nga Ministria e Shëndetësisë për vendosjen e sistemit të informimit shëndetësor për të gjithë pacientët.
Ky sistem do të vendoset në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, në të gjitha QMF-të, AMF-të, në Maternitet, Stomatologji dhe në Emergjencën primare, transmeton Koha Ditore.
Ky sistem digjital nëpërmjet pajisjeve do të krijojë mundësi që çdo pacient i cili merr shërbime shëndetësore në institucionet shëndetësore do ta ketë dosjen në formë të një historie personale për gjendjen shëndetësore, nëpërmjet së cilës lehtësohet edhe puna e stafit mjekësor karshi pacientëve.
Vlora Limani-Hajnuni, drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Lipjanit, ka thënë se ky sistem do të vendoset në të gjitha institucionet shëndetësore brenda territorit të kësaj komune.....(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")