Ministria e Financave, Hykmete Bajrami, ka nënshkruar të hënën marrëveshjen e kredisë me Bankën Botërore, përmes Asociacionit Zhvillimor Ndërkombëtar, në vlerë prej 46 milionë euro për “Projektin Emergjent COVID-19 për Kosovën”.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate nga Ministria e Financave. Sipas komunikatës, mjetet financiare do të destinohen në parandalimin, zbulimin dhe reagimin ndaj kërcënimit të paraqitur nga COVID-19. Ndër të tjera do të mundësohet sigurimi i pajisjeve mjekësore dhe forcimi i sistemit shëndetësor publik, duke i rritur kapacitetet e testimit. Do të mundësohet edhe zgjerimi i kapacitetit të Klinikës së Sëmundjeve Infektive.
“Në kuadër të kësaj kredie do të mbështeten skemat e ndihmave sociale dhe amvisëritë sipas Pakos së kaluar dhe Programit për Rimëkëmbje Ekonomike të Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
Asociacioni Zhvillimor Ndërkombëtar, si pjesë e Bankës Botërore, është institucion kredidhënës, i cili përmes huadhënies në kushte më të favorshme sesa të tregut financiar, synon të ndihmojë ndër të tjera reduktimin e varfërisë dhe përmirësimin e kushteve jetësore.
“Projekti...” është arritur në bashkëpunim te Ministrisë së Financave dhe të Shëndetësisë me Bankën Botërore.
-
Marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë rreth dy milionë euro për menaxhimin e COVID-19
-
BB-ja aprovon 46 milionë euro kredi për Projektin e Emergjencës COVID-19
-
Nënshkruhet marrëveshje me Bankën Botërore për 15 milionë euro për menaxhimin e COVID-19
-
Kosova pranon kredi prej 35 mln eurove për mbështetje të sektorit shëndetësor pas pandemisë
-
Nënshkruhet marrëveshja për asistencën makro-financiare me BE-në në vlerë 100 mln €