43 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në Shqipëri në 24 orët e fundit.
Janë kryer gjithsej 3526 testime gjatë këtyre orëve.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shëruar pesë persona.
Deri tash, Shqipëria ka kryer 1.078.114 vaksinime në vend, ndërsa po bëhet thirrje që qytetarët të vazhdojnë të aplikojnë.